Kryeministri Edi Rama publikoi një fotografi në “Facebook”, duke e quajtur “Foton e ditës”. Në tryezë me të janë krerët e shtetit kosovar, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli, zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Limaj.
Takimi vjen në një kohë kur Kryeministri Rama mori një telefonatë të enjten nga këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, Bolton në fokus të së cilës ishte situata në rajon, ndërsa klima politike në Kosovë u tensionua ndjeshëm.
Kryeministri Haradinaj është vënë nën presion për të hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe, ndërkohë që edhe Serbia thotë se pa u hequr kjo taksa nuk ulet në dialog.
Fundjava erdhi me sinjale të forta për, mundësinë e dorëheqjes së Haradinajt, pasi ai është i bindur në drejtësinë e veprimeve të tij, ndërsa kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. (A2 Televizion)