Pas tragjedisë në Indonezi, pamje të tmerrshme edhe nga Argjentina

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 12:57 | Futboll

Pas tragjedisë në Indonezi, ku mbetën të vdekur më shumë se 120 tifozë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fushë futbolli.

Ndeshja mes Gimnasia La Plata dhe Boca Juniors në Argjentinë u ndërpre pas përleshjeve të tifozëve, ndërsa një prej tyre ndërroi jetë e shumë u plagosën.

U luajtën vetëm 9 minuta lojë, ndërsa gjithçka u përfshi nga kaosi. Me mijëra tifozë, tentuan të hynin në stadium edhe pse ai ishte i tejmbushur. Kjo situatë bëri që policia të reagonte ashpër duke përdorur edhe gaz lotsjellës. Një tifoz ndërroi jetë, pasi dyshohet se pësoi sulm në zemër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos