
Shuhen vatrat problematike të zjarrit në vend. Në veri, falë reshjeve të shiut u bë e mundur fikja e vatrave të zjarrit në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës, një prej zonave më problematike, gjë që solli dhe rrezikimin e Tunelit të Kalimashit.
Prej më shumë se një jave, flakët dhe tymi kishin pushtuar zonën dhe ishte e vështirë për t’i neutralziuar, pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.
Më herët, në jug u shuan të gjitha vatrat në Karaburun, atje ku prej më se tre javësh zjarret kanë shkrumbuar qindra hektarë sipërfaqe pyjore, por fatmirësisht pa prekur banesa dhe parkun kombëtar të Llogarasë. Tashmë, bashkitë kanë nisur të bëjnë bilancin e dëmeve. (A2 Televizion)