All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pas Trump, edhe Biden lë të hapur mundësinë për rikandidim

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 07:16 | Bota
Pas Trump, edhe Biden lë të hapur mundësinë për
All - Paragraf - 1

Presidenti i SHBA-së ka deklaruar se mund të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, Joe Biden ka pohuar se një vendim i tillë do të merret më vonë dhe në konsultim me familjen e tij.

Biden mbush 80 vjeç, këtë muaj, dhe është përballur me pyetje nëse do të kërkojë një mandat të dytë.

All - Paragraf - 3

“Synimi ynë është të kandidojmë sërish, ky ka qenë qëllimi ynë. Por ky është në fund të fundit një vendim familjar”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Biden, familja e tij donte që ai të kandidonte dhe ai nuk ndihej i nxituar për të marrë një vendim përfundimtar. Por kjo, theksoi ai, nuk ka lidhje me njoftimin e ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili gjithashtu pritet të kandidojë.

Të inkurajuar nga rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, më të mira se sa pritej, strategët demokratë të mërkurën parashikuan se presidenti amerikan Joe Biden do të kandidojë përsëri pavarësisht nga sondazhet e daljes që tregojnë se dy të tretat e votuesve, përfshirë 43% të demokratëve, preferojnë që ai të mos kërkojë rizgjedhje.

All - Paragraf - 6

Biden i ka kaluar dy vitet e tij të para në detyrë duke paralajmëruar kërcënimet ndaj demokracisë pasi mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin e SHBA-së më 6 janar 2021 dhe nuk pranuan fitoren legjitime të Bidenit .

Republikanët ka të ngjarë të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por e ashtuquajtura "vala e kuqe” e republikanëve nuk ndodhi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos