Arrestohet shtetasi britanik në Gjermani, akuzohet se ka spiunuar për Rusinë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 15:31 | Bota
Arrestohet shtetasi britanik në Gjermani, akuzohet se ka spiunuar për

Autoritetet gjermane arrestuan një shtetas britanik, i cili akuzohet se kishte spiunuar për Rusinë ndërsa punonte në ambasadën e Londrës në Berlin.

Prokurorët gjermanë thanë në një deklaratë të mërkurën se i dyshuari, i identifikuar si Davis S, ishte ndaluar në Potsdam, si pjesë e një hetimi të përbashkët të autoriteteve gjermane dhe britanike. 

57-vjeçari, besohet se ka bashkëpunuar me inteligjencën ruse nga nëntori i vitit 2020, dhe të paktën njëherë u ka dhënë agjentëve rusë dokumente të lidhura me punën e tij, në këmbim të parave. Gjykata pritet të vendosë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos