
Pavarësisht masave strikte të sigurisë dhe ndalimit të mbledhjes në numër të madh, besimtarët ortodoksë mbushen hollin e kishës së varrit të shenjtë të Jezu Krishtit ku priten me qirinj në duar partiarkun e Jeruzalemit, Theofilin të dilte nga varri me atë që njihet si flaka e shenjtë.
Ai doli me 33 qirinj të ndezur në duar që simbolizojnë vitet e jetës së Jezusit në tokë dhe ua kaloi flakën pelegrinëve që erdhën për të duke kënduar “Ejani të merrni dritë nga drita që nuk perëndon", nën tingujt e gëzueshëm të kambanave të Kishës së Ngjalljes. Besimtaret e pranishëm shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje.
Prej Jeruzalemit, qirinjtë e ndezur shpërndahen me avion në kishat kryesore të botës që e ndajnë atë te besimtarët e vendeve respektive në momentin që akrepat e orës shënojnë mesnatën dhe urojnë njëri- tjetrin për Pashkën me fjalët “Krishti u ngjall dhe vërtet u ngjall Zoti”.
Pashka shënon edhe festën më të madhe të besimit të krishterë ku përkujtohen pësimet e vdekja në kryq e Jezu Krishtit dhe ngjallja e tij pas tre ditësh nga varri. (A2 Televizion)