
3 zyrtare të Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit janë vënë në hetim në Elbasan pasi dyshohet se lejuan një ndërtim pa leje.
Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest shtëpie për tre zyrtaret, por gjykata vendosi detyrim paraqitje për to.
Zyrtaret e IMT akuzohen për shpërdorim detyre. Po ashtu masë sigurie “arrest në shtëpi” është dhënë dhe për shtetasin I.P, pasi akuzohet për “ndërtim pa leje”. (A2 Televizion)