Pasi siguroi titullin, Barcelona merr leksione nga Valladolid

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 11:18 | Futboll
Pasi siguroi titullin, Barcelona merr leksione nga Valladolid

Pasi siguroi titullin kampion, Barcelona mori një leksion të mirë nga Valladolid, pasi u mposht 3-1 në ndeshjen e radhës së kampionatit spanjoll.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e dytë, pas një autogoli të Christensen, ndërsa pas tij, Larin dyfishoi shifrat.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e dyfishtë të vendasve, ndërsa në fraksionin e dytë, kur të gjithë prisnin reagimin e katalanasve, vendasit e ndëshkuan dhe me golin e tretë nga Plata.

Në fund, skuadra e Xavit realizoi golin e nderit me Lewandowskin dhe mbylli 90 minutat me rezultatin 3-1.

Në takimin e radhës, Barcelona do të përballet me Mallorcan e Vedat Muriqit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos