All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Thirrjet raciste ndaj Vinicius Jr., autoritetet nisin arrestimet e para

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 16:40 | Futboll
Thirrjet raciste ndaj Vinicius Jr., autoritetet nisin arrestimet e para
All - Paragraf - 1

Policia spanjolle bën me dije se tre persona janë arrestuar të martën për thirrjet raciste ndaj futbollistit brazilian Vinicius në një ndeshje që u luajt midis Valencias dhe Real Madridit në fundjavën që lam pas.

Arrestimet në Valencia vijnë një ditë pasi kreu i federatës së futbollit, Luis Rubiales, tha se futbolli spanjoll ka një problem racizmi, si dhe pas ankesës për krime racore të depozituar nga Real Madrid.

All - Paragraf - 3

Pas sharjeve që iu drejtuan gjatë ndeshjes së ligës spanjolle të dielën, Vinicius Jr, në një postim në rrjetet sociale, e quajti abuzimin racist "çnjerëzor" dhe u kërkoi sponsorëve dhe transmetuesve që përgjegjësinë ta mbajë La Liga.

Më herët gjatë ditës, policia tha se katër burra u arrestuan në Madrid, tre prej të cilëve ishin anëtarë të "një grupi radikal tifozësh të një klubi madrilen", të cilët dyshohen si autorët e varjes së një kukulle të Vinicius Jr në një urë në fillim të këtij viti. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos