Mrekullia e frikshme, lava rrjedh lumë 50 km larg Rejkjavikut

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 10:19 | Bota

Ashtu siç ishte parashikuar edhe nga shkencëtarët vendas, vullkani më i madh në Islandë është aktivizuar duke nxjerrë lavë dhe tym.

I paralajmëruar nga mbi 1600 lëkundje sizmike, krateri mbi malin Fagradalsfjall ka nxjerrë lumenj të gjatë lave që shkatërruan bimësinë përreth.

Vullkani që ndodhet pak më larg se 50 km larg kryeqytetit ka dhuruar pamje spektakolare, me turistë të shumtë që i janë afruar perimetrit të sigurisë për të shkrepur pamjet e frikshme, por të mrekullueshme në të njëjtën kohë.

Për herë të fundit, Fagradalsfjall u riaktivizua në mars të vitit 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos