Pandemia, lufta e së fundi shtrenjtimi i jetesës po i shtyjnë shqiptarët që të investojnë në skemat private të pensioneve për të “pleqëruar me dinjitet”. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në skemën e pensioneve vullnetare arriti në 35 mijë e 70 anëtarë në qershor, duke u rritur me më shumë se 6 për qind krahasuar me fundin e vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të AMF, vlera e aseteve në skemat private të pensioneve në gjysmën e parë të vitit arriti 43 milionë euro nga 38 milionë euro që ishte në dhjetorin e vitit të shkuar, duke u rritur me 27 për qind.
Megjithëse numri i kontribuuesve ka vijuar të rritet, aktualisht sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, më pak se 3 për qind e numrit total të të punësuarve në Shqipëri investojnë në një pension privat. (A2 Televizion)
