Për shkak të rregullave të Brexit, zyrtarët në doganën holandeze, iu kanë marrë shoferëve të kamionëve që vijnë nga Britania e Madhe, edhe paninet me proshutë.
Kjo u dokumentua nga një televizion holandez, ku duken punonjësit teksa iu shpjegojnë shoferëve të habitur në terminalin e trageteve Hook of Holland se që pas Brexit "nuk është më e mundur të sjellësh ushqime të caktuara në Europë, të tilla si mish, fruta, perime apo peshk ".
Një shofer kamioni, i cili mbante disa sanduiçe të mbështjellë me letër alumini, i shtangur nga arsyetimi kërkoi që të hiqte dorë nga proshuta dhe të mbante bukën. Megjithatë, kjo nuk ndryshoi qëndrimin e punonjësit, i cili u përgjigj: "Jo, gjithçka do të konfiskohet, mirë se erdhët në Brexit zotëri, më falni". (A2 Televizion)