Pasojat e tërmetit, çfarë la pas goditja e 26 nëntorit?

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 10:07 | Aktualitet

Dridhjet e tokës po vijnë duke u pakësuar, por pasojat e tërmetit të 26 nëntorit po bëhen çdo ditë e më të qarta. Me përkeqësimin e motit, qëndrimi në kamp dhe çadra është bërë i pamundur. Të pastrehët nga Durrësi, Thumana dhe Shijaku ende kërkojnë ndihmë. Pjesa më e madhe e tyre, janë akomoduar në hotele. 180 objekte janë shpallur të pabanueshme në Durrës, Krujë dhe Shijak. 21 objekte janë për t’u prishur në Durrës. Normalizimi i jetës në qytetin bregdetar është ende i vështirë. Rrënojat dhe dëmtimet e pallateve janë kudo si dëshmi e fuqisë së tërmetit që goditi qytetin. Grupet e inspektimit kanë nisur të veçojnë banesat që mund të rezistojnë dhe atyre ku nuk mund të jetohet më. Frika është normale në këto momente, megjithatë, jo gjithçka është në dorë të natyrës. Në një qytet ku është ndërtuar tashmë prej dekadash, është e vështirë të gjesh fajtorët. Prokuroria ka nisur hetimet, por përballe ka vendimmarrjen politike, një konflikt ku drejtësia ka dalë gjithnjë e humbur. Në studio, për të folur për pasojat e tërmetit me inxhinierin e ndërtimit Gëzim Beqaj dhe nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti. Nga Durrësi intervistë me Ornela Çuçin, koordinatore në shtabin e emergjencave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos