
Sikur të mos mjaftonte tërmeti i 26 nëntorit dhe situata globale për shkak të koronavisurit, paketa turistike e Durrësit këtë vit do të jetë e mangët edhe sa i takon vizitave në sitet arkeologjike me vlera të mëdha që ka ky qytet.
Dëmet nga tërmeti nuk kanë kursyer murin rrethues të kalasë, Muzeun Arkeologjik, shtëpinë muze të Aleksandër Moisiut dhe amfiteatrin, të cilët aktualisht janë të mbyllur për vizitorët.
Këto site arkeologjike që këtë sezon veror rrezikojnë të mos jenë të vizitueshme, gjatë vitit të kaluar janë vizituar nga rreth 35 mijë vizitorë, shumica e të cilëve, të huaj. (A2 Televizion)