
Këto janë pasojat e tërmetit që preku edhe fshatrat e Devollit, në kufi me Greqinë. Banorët e fshatit Vidohovë, që e kaluan natën jashtë, rrëfejnë përjetimet e para nga lëkundjet e forta.
Tërmeti u ndje edhe në fshatin Menkulas, ku gjithashtu pati dëmtime në banesa, ndërsa për fat të mirë askush nuk është lënduar. Kryebashkiaku i Devollit shprehet se pas raportimeve specialistët kanë shkuar në terren dhe po bëjnë verifikimet mbi dëmet.
Këto banesa janë dëmtuar edhe më parë nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019, ndërsa banorët thonë se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë, teksa shtëpitë rrezikojnë të shemben.
Tërmeti 4.7 ballë preku disa zona të Greqisë por u ndje edhe në të gjithë Qarkun e Korçës. (A2 Televizion)