Pasojat e tërmetit, shembet pallati 9-katësh në Durrës

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 09:37 | Aktualitet

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shembe sot në Durrës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me anë të një shpërthimi të kontrolluar, bëri të mundur shembjen e godinës që u vlerësua se nuk mund të riparohej.

Sipas autoriteteve, në trupin e objektit u hapën 1100 furnela dhe u vendos një sasi prej 40 kg lëndë plasëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos