
5 ditë nga kërkesë-padia e opozitës, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis procedurat ligjore ndaj Valdrin Pjetrit.
Kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, i zgjedhur nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, akuzohet nga opozita se është person me precedent penal. Për këtë arsye, ata i kanë dorëzuar një kërkesë organit të akuzës, ku kërkojnë verifikimin e së shkuarës së kryebashkiakut.
Sektori i dekriminalistikës do të
kryejë verifikimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim. I gjithë procesi duket
se do të mbetet për në shtator, pasi insitucioni i prokurorisë është zyrtarisht
me pushime. Pritet që prokuroria të nisë verifikimin duke dërguar dhe
letër-pororsi në shtetin fqinj, ku Pjetri akuzohet se ka qenë i dënuar për
trafik droge.
Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të
verifikojë pa vonesë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u
regjistrua në votime si kandidat i PS-së për Bashkinë e Shkodrës.
(A2 Televizion)