Pastrim parash e kontrabandë, SPAK 18 urdhërarreste, mes tyre punonjës policie dhe ish-shoferi i Ardi Veliut

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 13:35 | Kronikë
Pastrim parash e kontrabandë, SPAK 18 urdhërarreste, mes tyre

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 18 urdhërarreste për disa persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal. Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe punonjës policie, të dyshuar për kontrabandë, pastrim të sendeve të përdorura për veprimtari kriminale.

Gjithashtu, është ndaluar edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e që aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për "kontrabandë mallrash" dhe "pastrim parash", në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.

Disa nga të arrestuarit me kërkesë të SPAK

Sokol Idrizaj

E. Idrizaj

V. Kashari

A. Mesuli

A. Doda

F. Bakri

T. Baruti (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/25/finalizohet-radio-nderlidhja-spak-arreston-8-persona-5-ne-kerkim-mes-tyre-edhe-police-e-kryepleq/
https://a2news.com/2023/01/30/kalonin-makinat-e-vjedhura-nga-kosova-ne-shqiperi-spak-con-per-gjykim-trafikantet-mes-tyre-3-police/
https://a2news.com/2023/05/25/moren-para-nga-dy-qytetare-spak-masa-arresti-per-2-oficeret-e-policise-gjyqesore-ne-elbasan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos