Pastrimi i gjyqësorit, KLGJ "sytë katër" tek 32 kancelarë, verifikim pasurisë dhe figurës

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 13:16 | Aktualitet
Pastrimi i gjyqësorit, KLGJ "sytë katër" tek 32

Procesi i vetingut në sistemin gjyqësor nuk do të kufizohet vetem tek gjyqtarët dhe kandidatët për magjistratë.

Në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës do të kalojnë edhe kancelarët e gjykatave, zyrtarët që menaxhojnë administrimin gjyësor. Kontrolli i tyre nuk do të bëhet nga organet e vetingut, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Përmes një vendimi të mbledhjeve të fundit KLGJ ka vendosur të hapë procedurën e verifikimit të kritereve ligjore, pasurisë dhe figurës për kancelarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Me herët, KLGJ ka nisur procedurën për 30 kancelarë të të tre shkallëve në vend. Në këto vendime KLGj ka caktuar edhe relatorët përkatës për secilin nga kancelarët. Burime pranë Këshillit konfirmuan se procesi është në fazën e hetimit administrativ.

Për verifikimin e pasurisë dhe figurës, KLGJ do të mbledhë informacion nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Tatimet, Doganat, SHISH dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Po sipas burimeve, KLGJ paralelisht po punon për hartimin e rregullovere përkatëse që do të normojnë procesin e vetingut të kancelarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos