
Dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare, por shpejt paradite vranësirat shtohen, duke sjellë reshje të pakta.
Mesdita fuqizon vranësirat dhe për pasojë, reshje mesatare dhe rrebeshe afatshkurtra përfshijnë të gjithë vendin, deri afër mesnatës, kur reshjet pakësohen në vend. Temperaturat e ajrit nuk kanë ndryshuar në mëngjes, por pritet rënie me 2-3 gradë në vlerat e mesditës, kur maksimumi do të zbresë në 11-12 gradë Celcius.
Era paradite fryn deri mesatare, por nga mesdita në mbrëmje pritet forcim i erës në territor dhe det, duke arritur shpejtësi prej 60 km/h, ndërsa dallgëzimi në det mbetet 5 ballë. (A2 Televizion)