
Ministria e Bujqësisë ka nisur shpërndarjen e bazës ushqimore për kafshët në zonat e prekura nga përmbytjet.
Në Qarkun e Durrësit kanë qenë 5 ferma që, pasi janë verifikuar dëmet, kanë përfituar ndihmat.
Edhe për fermerët e njësive administrative Ana e Malit, Muriqan, Dajç dhe Mushan në Shkodër janë shpërndarë afro 2 ton ushqime dhe 500 kuintal vitamina e suplemente për 20 fermerë të këtyre zonave.
Vetëm në dy javët e fundit, në njësinë administrative të Dajçit dhe Anës së Malit, që gjenden akoma në pushtetin e ujit, janë shpërndarë rreth 81 ton bazë ushqimore. (A2 Televizion)