
Marrëveshja e përbashkët mes drejtorisë së tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe Shoqatës së Autoshkollave për dyfishim të çmimeve për kursantët që regjistrohen për pajisjen me patentë për drejtimin e automjeteve, ka bërë që prej disa ditësh në poliklinikën qendrore të Elbasanit të krijohen radhë nga persona që shpresojnë të regjistrohen në kurse për marrjen e patentës me çmimet ekzistuese.
Dhe një prej dokumenteve kryesore për pajisjen me patentë është raporti i gjendjes shëndetësore.
Edhe pse rritja e çmimit për kursin teorik dhe praktik u duket e palogjikshme, shumëkush ka nxituar të përfitojë nga çmimet ekzistuese edhe pse shumë autoshkolla kanë nisur t’i aplikojnë çmimet e dyfishuara dhe ky nxitim i qytetarëve në dyert e poliklinikave mund të rezultojë i pasuksesshëm për të shpëtuar harxhimin e dyfishtë. (A2 Televizion)