Patozi: Nuk e kanë keq ambasadorët, por me korrupsionin si kriter, disa parti do shkriheshin fare

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 20:11 | Politikë
Patozi: Nuk e kanë keq ambasadorët, por me korrupsionin si kriter,

Lideri i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar deklaratat e faktorit ndërkombëtar për lista të pastra në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

“Ambasadorët nuk e kanë keq, sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje. Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin”, thotë Patozi.

https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/posts/3916984435028097

Ai shton se “po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos