Patronazhistët, Basha: Sigurimi i ri i shtetit, do t’i gjejë belaja në rrugë. Ahmetaj: Janë zemrat tona të zjarrta, i kërcënoni me grupet e armatosura?

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 13:21 | Politikë
Patronazhistët, Basha: Sigurimi i ri i shtetit, do t’i gjejë

Debati i ndezur në foltoren e Kuvendit përfshiu edhe një debat midis liderit të PD-së, Lulzim Basha dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, mbi temën e patronazhistëve.

Sipas Bashës, “patronazhistët janë sigurimi i ri i shtetit, por me ndryshim që do të kenë një fat të ndryshëm nga sigurimi i shtetit, sado zemër t’i japësh ti, o do tërhiqen, o do t’ i gjej belaja, në gjykata, por edhe në rrugë dhe lagje, sepse këtu nuk do të rikthehet sigurimi”.

Ndërkohë Ahmetaj replikoi në foltore duke i mbështetur ata, madje duke i cilësuar si zemrat e zjarrta të Partisë Socialiste.

https://a2news.com/2021/10/14/basha-i-drejtohet-rames-behu-gati-edhe-ti-per-foltore/

“I kërcënuat patronazhistët, por të na vini anash, me çfarë do t’i kërcënoni, me grupet e juaj të armatosur? Ne do të vijojmë të punojmë me patronazhistët për të fituar mandatin tonë të katërt”, u përgjigj zëvendëskryeministri, gjatë një seance ku nuk munguan akuzat dhe tonet e larta midis mazhorancës dhe opozitës”.    (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/14/rama-replike-me-bashen-kur-te-kalosh-nga-kopja-tek-origjinali-mund-te-behesh-gati-per-bashkeqeverisje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos