Patrullonte kufirin detar, ndërron jetë punonjësi i Policisë Kufitare

Nga A2 CNN
13 Janar 2019, 08:50 | Kronikë
Patrullonte kufirin detar, ndërron jetë punonjësi i Policisë

Një 63 vjeçar punonjës i Policisë Kufitare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një anije patrulluese të Policisë Kufitare të Sarandës.

Viktima, L.G., nuk është ndjerë mirë rreth orës 4 të mëngjesit, teksa po patrullonte në një skaf të policisë kufirin detar.

 Kolegët e kanë kthyer me urgjencë në tokë, por pa mundur ta shpëtonin. Ende nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos