Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi në botë nga Revista People. Aktori 52-vjeçar fitoi këtë titull, gjatë komedisë "The Late Show with Stephen Colbert", të martën në mbrëmje.
Colbert i bëri atij një sërë testesh "seksi", duke përfshirë një provim fizik, një test gjykimi dhe sesione fotografike si punëtor ndërtimi dhe murg, për të treguar nëse ai mund të bënte ndonjë gjë seksi.
Pas të gjitha testeve, Colbert me pamje serioze i tha atij se "rezultoi negativ si mashkull seksi" dhe ndërsa aktori po largohej i zhgënjyer në dukje, pasi falënderoi Colbert për mundësinë, Colbert dhe njerëzit e veshur me të bardha në sallë e duartrokitën.
"Nuk ka asgjë më seksi se përulësia ... dhe ju e kaluat testin!" tha Colbert duke shtuar "Paul, ti je mashkulli më seksi në botë".
Ylli i "Clueless" i tha revistës People se shpreson se do të jetë i ftuar në "disa nga ato darka seksi me Clooney, Pitt dhe B Jordan".
“Kur mendoj për veten time, e mendoj veten si bashkëshort dhe baba, sikur të jem unë”, thotë ai. "Unë thjesht rri me familjen time kur nuk jam duke punuar. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë", shprehet ai.
Rudd luan në filmin e Sony "Ghostbusters: Afterlife", i cili pritet të dalë në kinema këtë muaj. Ai gjithashtu luajti në "Role Models", dhe luajti një rol artistik si Mike Hannigan në hitin "Friends". (A2 Televizion)
T