
Benjamin Pavard, ylli i Francës i cili shkëlqeu në Botërorin e Rusisë është tashmë lojtar i Bayern Munchen. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur për 5 vite dhe do të bëhet pjesë e kampionëve gjermanë në datën 1 korrik atëherë kur nis edhe merkato verore.
Pavard është titullar i padiskutueshëm tek gjermanët e Stutgart sikurse edhe në kombëtaren franceze. Edhe italianët e Napolit kërkuan shërbimet e francezit gjatë merkatos së dimrit por nuk arritën dot të mundin konkurrencën e Bayern. “Jemi të lumtur që mundëm të marrim një lojtar kaq të ri dhe të talentuar, për më tepër një kampion bote”, ishin fjalët e drejtuesve bavarezë pas zyrtarizimit. (A2 Televizion)