Anëtarësimi i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë ne BE kushtëzohet me respektimin e ligjeve ndërkombëtare dhe europiane.
Mesazhi erdhi nga presidenti grek Prokopis Pavlpulos, pas takimit me presidenten kroate Kolinda Kitaroviç in Zagreb.
Ai tha se e mbështet perspektivën eurpiane të Shqipërisë, por shtoi se vendi duhet te respektoje plotësisht ligjet ndërkombëtare.
Sjellje të tilla, si ato ndaj minoritetit grek që minojnë vlerat e jetës njerëzore, apo të drejtat e pronës, përbëjnë një barriere të pakapërcyeshme për kursin europian të Shqipërisë, ishin fjalët e Pavlopulos.
Sa i përket Maqedonisë, Pavlopulos theksoi se Marrëveshja e Prespës duhet të implementohet në një mënyrë që nuk le vend për irredentizëm.
Çdo devijim sipas presidentit grek do të bllokonte automatikisht procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)