Turqia i kërkon Shqipërisë bashkëpunim të thelluar ndaj terrorizmit

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 15:27 | Politikë
Turqia i kërkon Shqipërisë bashkëpunim të thelluar ndaj

Gjatë një vizite në Turqi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar me homologun e tij turk Süleyman Soylu.

Mësohet se ministri i Brendshëm i Turqisë e vuri theksin në krijimin e një klime më të ngushtë komunikimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit, për të cilat kërkoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Lleshaj në fjalën e tij ndau qëndrime të njëjta me homologun turk lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe shprehu angazhimin për një intensifikim të përpjekjeve për të adresuar së bashku çështje të rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos