PD denoncon mungesën e antiviralëve, mjekët e spitalit covid2 e mohojnë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 12:04 | Aktualitet
PD denoncon mungesën e antiviralëve, mjekët e spitalit covid2 e

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklarojnë se pacientëve me Covid-19 të cilët janë të shtuar në këtë spital, nuk u mungon asnjë medikament për trajtimin e tyre.

Në përgjigje të denoncimeve të Partisë Demokratike, autoritet thonë se po ndiqen me përpikmëri protokollet dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

“Politikanët duhet të na lejojnë të bëjmë punën tonë”, thuhet me tej në deklaratën e mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia denoncoi se spitalin Covid 2 ku ndodhen sipas tij 150 të shtruar, mungojnë antiviralët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos