
Komisionieri europian për Zgjerim Oliver Varhelyi viziton sot vendin tonë në saj të vizitës së tij dy-ditore nisur dje në Maqedoninë e Veriut.
Në deklaratën e tij para nisjes, ai sqaroi se viziton dy vendet e Ballkanit për t’i konfirmuar qëndrimin e Komisionit mbi nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Sot, gjatë vizitës në Tiranë, ai do takohet me presidentin e Republikës, kryeministrin, kryetarin e Parlamentit dhe përfaqësues të opozitës për t’u nisur më pas drejt Durrësit ku do të shikojë nga afër pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Për të mbështetur rindërtimin, tha ai, në si komision do të organizojmë Konferencën e Donatorëve në Bruksel më datë 17 shkurt. (A2 Televizion)