PD dorëzon 28 firma për shkarkimin e Lindita Nikollës

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 19:00 | Politikë
PD dorëzon 28 firma për shkarkimin e Lindita Nikollës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend shkresën të shoqëruar me 28 firma për nisjen e procedurës së shkarkimit të Lindita Nikollës.

Sipas ligjit, shkresa i drejtohet Këshillit të Legjislacionit në Kuvend. PD e Alibeajt nuk i ka bërë me dije zyrtarisht emrat e 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën.

Ndërkohë që burime për A2 bëjnë me dije se 4 deputetë që janë bashkuar në këtë iniciativë për largimin e Nikollës nga drejtimi i Kuvendit janë nga grupimi Berisha.

Grupi i PD e akuzon Lindita Nikollën për shkak të shkeljes flagrante të Rregullores, minimit të parlamentarizmit dhe funksionimit demokratik të Kuvendit, bazuar në pikën 4, të nenit 114 të Rregullores.

Sipas demokratëve, Nikolla e mbylli seancën e kaluar të kuvendit për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos