PD e Shkodrës, Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i qarkut

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 13:53 | Politikë
PD e Shkodrës, Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i

Helidon Bushati ka dhënë dorëheqjen si drejtues politik i PD në qarkun e Shkodrës.

Ky vendim i tij vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale të pjesshme ku Shkodra është një prej bashkive ku do të votohet për zgjedhjen e kryetarit.

“PD po kalon momente të vështira, por unë jam i bindur se demokratët do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku”, shkruan Bushati në njoftimin e dorëheqjes.

Ai theksoi se vijon të jetë deputet i Partisë Demokratike dhe do të vazhdojë të përfaqësojë demokratët shkodranë në parlamentin e Shqipërisë.

Në fund, Bushati bën edhe një thirrje për një analizim të situatës në PD.  “Asnjë post, përgjegjësi e karrierë, nuk vlen sot më shumë se sa analiza, dhe shikimi në sy e me përulësi i realitetit”, përfundon deputeti i PD deklaratën e tijtë dorëheqjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos