
Partia Demokratike sulmoi edhe njëherë kryeministrin Rama për çështjen e luftës kundër korrupsionit që sipas saj është thjesht është propagandë.
Përmes Klevis Balliut, PD denoncon rastin e bashkëshortes së nënkryetarit të KQZ, Denar Biba, Elona Kana, e cila për deputetin demokrat është emëruar në një detyrë shtetërore edhe pse u tërhoq si këshilltare në Gjykatën e Lartë sepse nuk justifikonte pasurinë.
“Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifikonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit. Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltares në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye” deklaroi Balliu. (A2 Televizion)