PD humb një deputet, KQZ i jep mandatin kandidatit nga radhët e PDIU

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 11:21 | Politikë
PD humb një deputet, KQZ i jep mandatin kandidatit nga radhët e PDIU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit të opozitës Gëzim Ademaj.

Vakanca u krijua në qarkun e Vlorës pas dorëheqjes së ish-deputetit Fation Veizaj.

Gëzim Ademaj është kandidat i PDIU-së nga lista e PD-së në qarkun e Vlorës, sipas koalicionit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Në një postim në Facebook, Veizaj ka shpjeguar se dorëheqja e tij erdhi pasi nuk e kishte menduar kurrë përçarjen e demokratëve.

“Për fat të keq, prej një viti e gjysmë, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese”, shkruante Veizaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos