
Enkeleda Olldashi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, u pyet nëse mund të bllokohet një hetim parlamentar nga një ndryshim ligjor.
“Mund të ketë nevojë që ligji të rregullohet, por në asnjë rast nuk mund të dalë një ligj mbi normën kushtetuese. Një ligj nuk mund të pezullojë ngritjen e komisioneve hetimore. I vetmi rast është ligji që lidhet me mandatin e Kuvendit”, shpjegoi Olldashi.
Më tej, pedagogia theksoi se “komisionet hetimore nuk duhet të shndërrohen në shfaqje televizive, por ta bëjnë procesin transparent për qytetarët”. (A2 Televizion)