PD: Mbi 750 mijë qytetarë, jashtë ndihmës financiare

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 17:17 | Politikë
PD: Mbi 750 mijë qytetarë, jashtë ndihmës financiare

Partia Demokratike deklaroi se qeveria ka lënë mbi 750 mijë qytetarë jashtë ndihmës financiare për përballimin e pasojave ekonomike të koronavirusit.

“Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë”, shkroi në FB, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin. Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua”.

“Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfrit dhe të papunët”, shtoi Bardhi. “Për të provuar dhimbjen e atyre që s’kanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/23/rama-i-pergjigjet-opozites-para-epidemise-kishin-ikur-te-gjithe-nga-shqiperia-tani-kemi-2-milione-te-papune/

A2 CNN Livestream

Latest Videos