
“Një çorbë të gatuar nga Edi Rama, të cilën e përzien pas perdes Vangjush Dako”. Kështu e quan demokrati Oerd Bylykbashi, ish-deputet i qarkut të Durrësit, situatën me kryebashkiakët e komanduar që japin dorëheqjen në qytetin bregdetar.
Sipas tij, në Durrës nuk ka më një pushtet vendor të pavarur nga qeveria dhe gjithçka ka degjeneruar në emërim “de facto” të kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, si në kohë të komunizmit, thotë Bylykbashi.
Sipas tij, me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, siç kërkon qeveria, është e pamundur që të mbahen zgjedhjet vendore në Durrës të paktën deri në gusht. (A2 Televizion)