PD: Nuk ka një draft marrëveshje, propagandë e Edi Ramës

Nga A2 CNN
13 Maj 2019, 23:05 | Politikë
PD: Nuk ka një draft marrëveshje, propagandë e Edi Ramës

Burime zyrtare nga PD përgënjeshtrojnë për A2 CNN lajmin e atyre që demokratët gjykojnë si “media qeveritare” për një draft marrëveshje.

Burimet e konsiderojnë këtë një produkt të “propagandës mashtruese” të Edi Ramës, sepse për ta  “PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore”.

Sipas tyre, ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e  panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje, sepse “Parlamenti dhe qeveria aktuale janë ilegjitime”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos