
Aksioni opozitar në parlamentin e ri do të nisë me kërkesën që kryedemokrati Lulzim Basha do të prezantojë për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, për të cilat tha se nuk i përgjigjen nevojës së shoqërisë për demokraci.
Për politologun Afrim Krasniqi, kërkesa e Bashës tregon se opozita ka si strategji krijimin e garancive për barazi në zgjedhjet e ardhshme.
Juristi Jordan Daci e lidh mesazhin e Bashës me nevojën për të rikthyer balancimin e pushteteve dhe ekuilibrat politikë në vend.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 erdhën si një dakortësi mes demokratëve të Sali Berishës dhe socialistëve të Edi Ramës, ndërsa u kundërshtuan fort nga LSI e Ilir Metës.
Çfarë duhet ndryshuar nga ajo marrëveshje bipartizane?
Partitë e vogla, përfshi LSI, kanë akuzuar gjithmonë dy forcat e mëdha se me ndryshimet e kushtetuese të vitit 2008 synonin të çimentonin bipolarizmin e skenës politike, duke i mbyllurderën subjekteve të reja politike. (A2 Televizion)