Zgjidhet Kryesia e re e PS, mbesin jashtë Fatmir Xhafaj dhe Eduard Shalsi

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 16:40 | Politikë

Pas caktimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar dhe caktimit të drejtuesve të sekretariateve është zgjedhur dhe Kryesia e Partisë Socialiste.

Lista ku anëtarët e Asamblesë votuan ishte e ndarë për kandidatët femra dhe ata meshkuj që do të jenë pjesë e organit më të lartë të socialistëve.

Pas numërimit të votave rezultoi se u zgjodhën të jenë pjesë e kësaj kryesie Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Koledheli, ndërsa mbetën jashtë Milva Ekonomi, Almira Xhembulla, Klotilda Ferhati, Armonela Felaj.

Në listën e meshkujve pati dhe surpriza, ku nuk arritën të sigurojnë një vend në kryesi Eduard Shalsi, Pjerin Ndreu dhe as Fatmir Xhafaj, ndërsa u konfirmuan Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos