Partia Demokratike ka njoftuar se do të padisë drejtorin e Ujësjellësit të Rrogozhinës, Skënder Dedej, pasi e akuzon se ka shkelur hapur ligjin, duke shtrënguar punonjësit të firmosin një formular partiak.
PD ka dorëzuar të dhënat që sipas përfaqësuesve të tyre dëshmojnë kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.
Padia e PD vjen nga një denoncim i një punonjësi ku sipas tij drejtori kërkonte 10 deri në 50 emra, me të dhënat e kartave të identitetit dhe numrat e telefonit në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. (A2 Televizion)