Procesi i numërimit të votave për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar në 5 të mëngjesit nga 13 komisionet.
Në mesdite është lënë takimi i radhës, ku pritet do të llogariten votat dhe të shpallen rezultatet përfundimtare, edhe pse nuk mund të thuhet që tani sa do të zgjasë si proces.
Partia Demokratike mbajti dje Kuvendin Kombëtar, i cili i hap rrugë zgjedhjes së ekipit të ri të kësaj partie.
Në listës e 350 kandidatëve për këtë këshill shënohen rikthime të bujshme si ato të Gazmend Oketës dhe Aleksandër Biberajt.
Këshilli i ri kombëtar pritet të mësohet të dielën pasdite dhe më tej ky këshill që do të zgjedhë kryesinë e re të partisë, sekretariatin dhe nënkryetaret e PD. (A2 Televizion)