
Partia Demokratike ka publikuar një video ku sjell me zë dhe figurë, premtimet e kryeministrit Rama të bëra 3 vjet më parë. Sipas PD-së, Rama po riciklon premtimet e vitit 2013 për heqjen e akcizës së naftës.
“Mos e humbni këtë video. Shikoni çfarë mashtruesi i qeverisë. Shqiptarët i vjedh, i vjedh, i vjedh pa pushim, pastaj nxjerr nga xhepi i korrupsionit nga një karamele elektorale. Edi Rama nuk ka lidhje me mbajtjen e premtimeve. Deri në zgjedhje të gjithë do të hanë me lugë floriri”, shkruhet krah videos.
(A2 Televizion)