
Përveç arsyeve politike që lidhen me zgjedhjet dhe votën e lirë, demokratët theksojnë se ekonomia e familjeve shqiptare është një tjetër motiv për të protestuar kundër qeverisë “Rama”.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, tha se 1/3 e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin.
Sipas opozitës, rritja e varfërisë është simboli i qeverisjes së Edi Ramës.
“Barometri i Ballkanit tregon se gjendja e ekonomisë në familjet shqiptare po përkeqësohet nga viti në vit dhe se me qeverinë e Edi Ramës, 1/3 e shqiptarëve nuk mund të mbyllin dot muajin. 31% e familjeve nuk sigurojnë dot nevojat bazë. Asnjë vend tjetër në rajon nuk e ka këtë nivel skamjeje”, shprehet Pampuri. (A2 Televizion)