
Kritikat kryesore në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit brenda Partisë Demokratike duket sikur u fokusuan te dy nënkryetarët Spaho dhe Paloka, që diskutuan në fakt rezultatet e raportit.
Sipas analistit Erlis Cela, kritikat ishin të pritshme. “Pritshmëria për Durrësin ishte shumë e lartë, me koston që mund t’i kushtonte qeverisë periudha pas tërmetit, kështu që dikush duhet të mbante përgjegjësi. Në Korçë duhet bërë një rinfreskim dhe Basha e kishte paralajmëruar këtë”.
Por ai veçon rastin e Tiranës. “Për Tiranën mendoja se do të kishte një analizë më të detajuar për secilin drejtues dhe për secilën zonë”, thotë ai në Absolut 4.
Sipas tij, “në total, arsyet e analizës ishin të qenësishme dhe janë gjëra që i dimë. Por ama nuk mund të bëjmë analizë të plotë pa vlerësuar peshën e këtyre fakteve me gabimet e brendshme. Kjo, sepse ndryshimet brenda PD-së janë thjesht korrektuese, PD-së i duhet një fabul e madhe, duhet të rindërtosh partinë”. (A2 Televizion)