Pedagogët refuzojnë rritjen 7%, më 14 tetor protestë dhe vendim për bojkotin e mësimit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 15:07 | Aktualitet
Pedagogët refuzojnë rritjen 7%, më 14 tetor protestë dhe

Vendimi i qeverisë për të rritur me 7% rrogat e pedagogëve nga buxheti i shtetit nuk i ka tërhequr stafet akademike nga kërkesa për dyfishimin e pagës. Tri ditë para nisjes së mësimit ne universitete, sindikata e pedagogëve paralajmëron një tjetër protestë, ku do të vendoset në lidhje me bojkotin e vitit akademik.

Pedagogët refuzojnë dhe opsionin tjetër që iu la qeveria, i cili do të çonte rritjen në 15% të pagave të tyre, por përmes të ardhurave nga studentët. Ata thanë se ato janë para që duhet të kthehen në shërbime për vetë studentët dhe jo në rroga për stafin akademik.

https://a2news.com/2022/10/11/sindikata-e-pedagogeve-nuk-hyjme-ne-auditore-ne-daten-17-tetor/

Në mungesë të negociatave apo të një reagimi nga qeveria, pedagogët presin që edhe studentët t’u bashkohen në bojkotin e tyre.

Një javë më parë, paralelisht me protestën e pedagogeve në korpusin universitar, qeveria nxitoi të miratojë vendimin për rritjen 7% të pagave te pedagogeve nga buxheti i shtetit dhe 8% nga financat e universiteteve. Rrogat e pedagogëve nuk ishin rritur që prej vitit 2004, edhe atëherë pas protestës dhe bojkotit në universitete. Ata pretendojnë që të paktën të paguhen sa kolegët e tyre në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos