
Barcelona ka fituar 1-0 në transfertë ndaj Villarreal dhe vijon të kryesojë bindshëm në kampionatin spanjoll.
Përballja e javës së 21 mes “Nëndetëses së verdhë” dhe katalanasve ishte shumë e luftuar, por Barça mori avantazhin që në minutën e 18, me anë të Pedrit dhe arriti ta ruajë këtë avantazh deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson me 56 pikë, teksa ndiqet nga Real Madrid, me 11 pikë më pak. (A2 Televizion)