Nedim Bajrami përfitoi nga dëmtimi i Domenico Berardit për të lënë menjëherë shenjën e tij te skuadra e tij e re, Sassuolo.
Mesfushori shqiptar, i cili u aktivizua në minutën e 12, ishte protagonist në golin e dytë, duke krosuar një top të rrezikshëm nga e djathta, që u devijua nga mbrojtësi i Udineses dhe përfundoi në rrjetë.
Në përpjekje për ta larguar, argjentinasi Nehuen Perez e dërgoi gabimisht topin në portën e tij, duke barazuar gjithçka në 2-2, rezultat me të cilin përfundoi ky takim. (A2 Televizion)