Vllaznia mund Tiranën dhe rihap kampionatin

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2023, 18:10 | Futboll
Vllaznia mund Tiranën dhe rihap kampionatin

Vllaznia u mjaftua me një gol nga Herald Marku për të siguruar tri pikët në ndeshjen kundër Tiranës në Shkodër, duke u ngjitur kështu në vend të dytë të renditjes së Kategorisë Superiore dhe duke rihapur garën për titull.

Shkodranët siguruan një penallti në të 49’, kur Bekim Balaj u pengua në zonë nga Behiratce dhe arbitri Enea Jorgji bëri menjëherë shenjë nga pika e bardhë. 11-metërshi u realizua nga Marku dhe rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund.

Pabvarësisht humbjes, bardheblutë ruajnë vendin e parë, me 37 pikë, ndërsa shkodranët ndjekin me 34 pikë. Erzeni u ngjit në vend të tretë, pasi barazoi me Teutën. Durrsakët kaluan në epërsi me Kallakun në të 7’, por 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt ishte Vitor Leao që barazoi shifrat për vendasit.

Të hënën, Partizani do të kërkojë të barazojë Vllazninë në vend të dytë, pasi për momentin gjendet 3 pikë mbrapa. Të kuqtë luajnë në orën 13:00 në Ballsh, ku i Pret Bylis i vendit të parafundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos